Kaloni te përmbajtja kryesore

OBSH: Spitali më i madh i Gazës pothuajse po bëhet një varrezë

Situata në spitalet në Gaza vazhdon të jetë e dëshpëruar.

Në spitalin Al Shifa të qytetit të Gazës, më i madhi në territor, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e karburantit po shkaktojnë vështirësi të mëdha, me shqetësim të veçantë ndërkombëtar për fatin e dhjetëra foshnjave të lindura para kohe që nuk janë më në gjendje të qëndrojnë në inkubatorët e tyre.

Christian Lindmeier, një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i tha BBC-së se ashtu si foshnjat e lindura para kohe, spitali nuk është në gjendje të kryejë dializë veshkash për 45 pacientë që kanë nevojë për të. Ai tha se 600 pacientë mbetën në spital, dhe njerëz të tjerë strehoheshin në korridore.

Mjekët në Gaza thonë se trupat e pajetë kanë filluar të grumbullohen brenda dhe jashtë spitalit, dhe Lindmeier gjithashtu e përshkroi këtë, duke thënë se spitali po funksiononte më shumë si një varrezë.

”Mesazhi i citatit: Rreth spitalit ka trupa të pajetë për të cilët nuk mund të kujdeset dhe as nuk mund të varrosen apo të çohen në asnjë lloj morgu…Spitali nuk funksionon më fare siç duhet. Është pothuajse një varrezë.” nga zëdhënësi Christian Lindmeier, Organizata Botërore e Shëndetësisë Përreth spitalit ka trupa të pajetë të cilët nuk mund të kujdesen dhe as të varrosen apo të çohen në ndonjë morg…Spitali nuk funksionon më fare siç duhet. Është pothuajse një varrezë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button