Kaloni te përmbajtja kryesore

Fetoshi: Në këto tre vjet Kurti ka dështuar t’i përgjigjet kërkesave politike…

(Lajm i përditësuar)


Muhaxhiri: Kurti edhe në sondazhe është afër 50% kjo është ideja që opozita nuk po kërkon zgjedhje

Artan Muhaxhiri analist politik sonte në ”Click” të RTV21 tha se arsyeja që partitë opozitare nuk po kërkojnë zgjedhje është se, sipas sondazheve Kryeministri, Albin Kurti përsëri është afër 50%.

”Kryeministri Albin Kurti aktualisht edhe në sondazhe bindshëm është afër 50% edhe kjo është ideja që opozitarët nuk po kërkojnë zgjedhjet e reja, edhe ata e dinë i kanë informatat nga tereni që nuk kanë lëvizë”, tha Muhaxhiri.


Fetoshi: Në këto tre vjet Kurti ka dështuar t’i përgjigjet kërkesave politike…

Duke folur për mundësin e zgjedhjeve në Kosovë si dhe qeverisjen tre vjeçare të Kryeminsitrit, Albin Kurtit, Artan Muhaxhiri analist politik në ”Click” të RTV21 tha se Kurti ka dështuar në përgjigjen e kërkesave politike të pragmatizimit amerikan.

”Në këto tre vjet Albin Kurit ka dështuar t’i përgjigjet në mënyrë efikase kërkesave politike të pragamtizimit amerikan”, tha Fetoshi.


Ahmetaj: Kurti kur është ballafaquar me realitetin, e ka parë se ajo shumicë në paralment i është kthyer si bumerang

Mimoza Ahmetaj njohëse e integrimeve evropiane në ”Click” të RTV21 thënë se Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shumica në parlament i është kthyer bumerang.

”Se sa pak ka ditë Kryeministri me mendu politikisht në fillim se ai mendimi që e ka shumicën në parlament e ka bërë të jetë i plotëfuqishëm, por kur është ballafaquar me realitetin dhe gjitha ato të cilat duhet t’i gëllditë e ka parë që në të vërtetë ajo shumicë në paralment i është kthyer si bumerang, dhe aj do bënet qmos që në këtë kohë, periudh ta kishte një partner të koaliconit me veti që ta shtrinte përgjegjësinë, apo thënë më ndryshe ta barte përgjegjsinë komplet te partneri”, tha Ahmetaj.


Muhaxhiri: Edhe vendet e BE-së sillen ndryshe kur është Escobar në Bruksel 

Artan Muhaxhiri analist politik në ”Click” të RTV21 duke folur për mardhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian (BE), tha se për dallim nga SHBA-të, BE nuk është shumë i efektshëm në raport me Kosovën.

Muhaxhiri shtoi se pa imponimin e SHBA-së në Bashkimin Evropian nuk do kishte dinamikë.

”Edhe vendet e BE-së sillen ndryshe kur është aty Escobar në Bruksel apo kur nuk është”, tha Muhaxhiri.


Asociaconi , Fetoshi: Qeveria e ka për detyrë të trajtojë të gjitha finesat që mund të jenë kurthat juridike

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 tha se Asociaconi është obligim, por duhet të merren parasysh që të garantohet përfshirja e sa më shumë siguresave juridike që ”Asociaconi nesër si krijesë që mund të mos keqpërdoret nga Serbia për interesa politike”.

”Qeveria e Kosovës e ka për detyrë që ta trajtoj imcisht të gjitha finesat që mund të jenë kurthat juridike për atë që mund të shkaktoj Asocoacini nesër në Kosovë”, tha Fetoshi.


Ahmetaj: Kur i pari i shtetit i ikë përgjegjësisë pse duhet kërkuar kompetencat te opozita

Mimoza Ahmetaj njohëse e integrimeve evropiane në ”Click” të RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgjegjësi para secilit qytetarë, teksa shtoi se nuk duhet kërkuar kompetenca te opozita.

”Kryeministri Kurti është përgjegjës jo vetëm para elektoratit të vetë, por edhe para secilit qytetarë dhe Kuvendit si institucioni më i lartë, dhe kur i pari i shtpisë, i pari i shtetit i ikë pergjegjësisë pse duhet kërkuar kompetencat te opozita”, tha Ahmetaj.


Ahmetaj: Kurti dikur e ka mbajtur shtetin në një gjendje pa gjendje

Mimoza Ahmetaj njohëse e integrimeve evropiane në ”Click” të RTV21 ka thënë se në Kosovë për 10 vjet ka qenë një opozitë duke e përfshirë, kryeministrin Albin Kurtin që ishte në opozitë që sipas saj e ka mbajtur Kosovën në një gjendje pa gjendje.

”Ajo për çka është të ardhur keq që për 10 vjet të tëra e kemi parë një opozitë të kaluar në Kosovë, dhe kryeministrin tani Kurti që dikur ka qenë në opozitë i cili për portagonizëm e ka mbajtur shtetin në një gjendje pa gjendje duke penguar secilën marrëveshje që të arrihet”, tha ndër tjera Ahmetaj./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button