Kaloni te përmbajtja kryesore

Humbin Liverpooli e Roma, Brightoni mposht Ajaxin

Kanë përfunduar tetë ndeshjet që po zhvilloheshin aktualisht në Ligën e Evropës, ku kemi befasi dhe rezultate tejet interesante.

Liverpooli është mposhtur si mysafir i Toulouse 3:2, sikurse Roma që pësoi humbje në udhëtim nga Slavia Prague 2:0.

Ndërkaq, fitore regjistruan Villarreali, Brightoni e Bayer Leverkuseni.

Villarreali e mposhti 2:1 Maccabi Haifan, Bayer Leverkuseni fitoi 1:0 ndaj Qarabag, kurse Brightoni shënoi fitore 2:0 si mysafir i Ajaxit.

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button