Kaloni te përmbajtja kryesore

Raporti i BE-së, Bislimi: Disa fusha do të duhej të vlerësoheshin më shumë

Pas dorëzimit të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike, për çka ka thënë se do të duhej të vlerësohen dhe theksohen më shumë në këtë raport.

Tutje Bislimi ka thënë se BE-ja duhet të dëshmojë se Kosovën e do dhe e sheh brenda Bashkimit Evropian.

Në konferencën e mbajtur bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Thomas Szunyog, Bislimi ka theksuar se vendi gjendet më prapa në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe ka indikatorë më të pafavorshëm për shkak të disa specifikave, për çka ka nevojë për mbështetjen shtesë të bllokut evropian.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button