Hovenier takohet me Qerkinin: Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot është takuar me kryetarin e shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkinin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hovenier ka përsëritur thirrjen që të kapërcehen dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet.
“Jam i nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet. Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, shkroi ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier në platformën X./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?