Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër do të protestohet në Prishtinë lidhur me rastin Dehari

Nesër më 3 nëntor do të mbahet një protestë për ‘neglizhencën e prokurorisë’ për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendose, Astrit Deharit, kështu bëri të ditur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Protesta do të organizohet në ora 12:00 përballë Prokurorisë Speciale të Prishtinës dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Gjaku i Astritit nuk falet. U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk don ta shef të vërtetën. Protesta do të mbahet për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE”- ka shkruar Gashi në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button