Specialja bastis shtëpinë e Isni Kilajt

Gjykata Speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj. Ky lajm u bë i ditur nga kryetari i degës së OVL-UÇK në Malishevë, Metush Kryeziu.
“Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEX-it në mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë së komandantit Isni Kilaj . Çka po ndodhë? Pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tashmë kjo gjykatë në mungesë të fakteve po bën spektakël. Turp!”, ka shkruar ai në Facebook.
Zyra e Prokurorit të Specializuar i vazhdoi bastisjet në pronat e këshilltarëve të dikurshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi. Dje gjatë ditës është bastisur edhe shtëpia e e ish-këshilltarit të Hashim Thacit, Ismail Syla./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?