Sulm i armatosur në Sarajevë, vritet një person dhe një tjeter plagoset

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm të armatosur në Sarajevë mbrëmjen e sotme.
“Avaz” raporton se dy persona të maskuar me çanta sportive kanë nxjerrë automatikët dhe kanë shtënë në drejtim të viktimave.
Raportohet se u vra një shtetas i huaj dhe u plagos një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës.
Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë predhë të armës, gjë që Policia dyshon se bëhet fjalë për profesionistë të paguar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?