Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia po heton rastin

Një person është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënsja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahemti ka treguar se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim për këtë vdekje.
”Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahemti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?