Njëri nga të plagosurit në Vushtrri në gjendje të rëndë

(Lajm i përditësuar)
Njëri nga të plagosurit në Vushtrri është në gjendje të rëndë. Lidhur me gjendjen e të plagosurve kanë folur nga Qendra Emergjente.
Drejtori Naser Syla ka thënë se i plagosuri tjetër është në gjendje stabile.
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri, Policia jep detaje për RTV21
Një person ka mbetur i vdekur sot në Vushtrri nga një armë zjarri, kurse dy tjerë janë plagosur.
Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar një armë.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë të jugut, Avni Sahiti.
”Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, ka thënë Sahiti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?