Pa energji elektrike, mjekët në Gaza përdorin dritat e telefonit (FOTO)

Mjekët në Gaza përdorin dritat e telefonit për t’i mjekuar të plagosurit (VIDEO)
Mes furnizimeve të pakta të energjisë, mjekëve në zonën jugore të Gazës të Khan Younis duhet të kryejnë operacione me dritë telefonike.
Një kirurg paralajmëroi gjithashtu më herët se në mungesë të furinizimeve mjekësore detyrohet që paicetnëve t’ua trajtojë plagët bakteriale me uthull.

Gaza ka nevojë për ndihmë menjëherë tani thotë shefi i OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se Gaza “ka nevojë për ndihmë në shkallë dhe në baza të qëndrueshme”.
Duke folur më herët sot në një konferencë shtypi në Kajro me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, Gutteres shtoi se “qasja e shpejtë dhe e papenguar humanitare” është e nevojshme për 2.2 milionë banorët e territorit.
Gutteres përsëriti në fjalimin e tij se, “humanistët duhet të jenë në gjendje të marrin ndihmë dhe ata duhet të jenë në gjendje ta shpërndajnë atë në mënyrë të sigurt.”/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?