Një grua bie nga ndërtesa në Fushë Kosovë

Një grua ka rënë sot nga një ndërtesë në Fushë Kosovë në rrethana ende të pasqaruara.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.
“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë “Arbëria” në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?