Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: Vasfije Krasniqi ia kushtoi jetën drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani ka përmendur Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila doli publikisht të flasë për këtë çështje.

“Ajo ia kushtoi jetën drejtësisë dhe u shndërrua në zërin e mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale të kohës së luftës në Kosovë”, tha presidentja.

Osmani tutje, tha se si dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë ishte një nga “taktikat brutale të përdorura nga regjimi i Millosheviqit”.

Osmani tha se s’ka qenë e lehtë për ta, por se të mbijetuarit e kësaj dhune kërkojnë drejtësi dhe duan që stigmatizimi ndaj tyre të luftohet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button