Një bankë në Prizren pranoi 746 euro false në bankomat

Një bankë në Prizren është ankuar në Polici se ka pranuar mbi 700 euro të falsifikuara.
Një zyrtar i bankës ka thënë në Polici se gjatë numërimit të parave ka parë monedha e kartëmonedha të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash, të pranuara në bankomat, janë hasur disa monedha dhe kartëmonedha në vlerë prej 746 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?