Sot zhvillohet derbi i madh në futbollin shqiptar

Në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Shqipërisë në futboll, sot do të zhvillohet njëri nga derbit më të mëdhenj në futbollin shqiptar.
Në stadiumin “Arena e Demave” në Tiranë do të ballafaqohen Partizani dhe Tirana, dy skuadra që synim kanë vetëm fitoren në mënyrë që ta ruajnë hapin me skuadrat që kryesojnë tabelën dhe janë në mesin e pretendentëve për titullin e kampionit.
Tirana është e treta në tabel me 13 pikë, kurse Partizani ka 11 pikë në vendin e pestë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?