Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksidenti në tunelin e Kalimashit, viktimat janë nga Kosova

(Lajm i përditësuar)

Dy persona nga Kosova kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur në aksin Milot-Morinë këtë të mërkurë.

Aksidenti ku mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë, ka ndodhur në tunelin e Klaimashit dhe në të kanë qenë të përfshira dy makina dhe një autobos.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se viktimat janë të moshës 58 dhe 45 vjeç.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.


​Përplasen tri automjete në tunelin e Kalimashit, 2 viktima e 3 të lënduar

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit në Shqipëri. Bëhet e ditur se në aksidentin që ndodhi rreth orës 17:45, u përfshinë një automjet tip “Benz”, një automjet tip “Ford” si dhe një autobot.

Për pasojë, kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të lënduar tre të tjerë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Një nga drejtuesit e mjeteve është banues në Kosovë, ndërsa personat që udhëtonin me automjetin tip “Ford” si dhe drejtuesi i autobotit janë banues në Kosovë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button