Kaloni te përmbajtja kryesore

BE: Zgjedhja e Kryeprokurorit të bazohet në merita dhe transparencë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Szunyog, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë.

“I bëj thirrje autoriteteve të #Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.’, shkroi në platformën X.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se nuk do ta dekretojë Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit. Gjatë një konference për media të martën në Prishtinë, Osmani ka renditur disa shkelje ligjore, që sipas saj se janë gjetur në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit, prandaj ajo ka marrë vendim që të mos e dekretojë atë.

Presidentja ka thënë se i ka kërkuar Këshillit Prokurorial që të propozojë një emër tjetër për këtë post, duke u bazuar në merita dhe transparencë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button