Kaloni te përmbajtja kryesore

Anulohet ndeshja Belgjikë – Suedi pas sulmit të dyshuar terrorist

Ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024” është anuluar pas lajmit se dy shtetas suedezë janë qëlluar për vdekje në Bruksel.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u zhvillua dhe u mbyll 1:1, por pjesa e dytë nuk ka nisur fare, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e dytë nuk nisi pasi ekipi kombëtar i Suedisë ka refuzuar të kthehet në fushë.

“Pas një sulmi të dyshuar terrorist në Bruksel mbrëmjen e sotme, pas konsultimit me dy ekipet dhe autoritetet lokale të policisë është vendosur që të anulohet ndeshja kualifikuese e UEFA EURO 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet në kohën e duhur”, ka njoftuar UEFA.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button