Kaloni te përmbajtja kryesore

Luan Rudaj zbulon kundërshtarin, synon të mbrojë titullin e kampionit të botës

Luan Rudaj synon mbrojtjen e titullit të kampionit të botës në sportin Muay Thai.

Rudaj ka zbuluar kundërshtarin, Reisin, i cili është nga Irani.

“Kundërshtari me një përvojë shumëvjeçare dhe ndër kundërshtarët më të fortë, sfiduesi zyrtar, vjen nga Irani. Kjo do të jetë një betejë shumë e vështirë, ju siguroj. Titujt na përkasin neve!”, ka thënë Rudaj.

Veç për mbrojtjen e titullit, ai në të njëjtën kohë do të luftojë edhe për titullin e Super Pro World Champion të të dyja federatave.

Meçi do të zhvillohet në Malishevë me datën 11 nëntor të këtij viti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button