95 vetura përfshihen në një aksident në Kazakistan

95 automjete janë përfshirë në një aksident trafiku zinxhir sot në Kazakistan.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë dhe mbajtjes së distancës në kushte të këqija atmosferike.
Kompania kombëtare e menaxhimit të autostradave KazAvtoJol njoftoi se aksidenti ka ndodhur në autostradën Astana-Petropavl, në ora 13:28 sipas kohës lokale.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për viktima apo të lënduar në njerëz.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?