71 organizata kërkojnë heqjen e TVSh-së për produktet menstruale

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion njofton se 71 organizata të shoqërisë civile i kanë dhënë mbështetjen e tyre një letre publike drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në të cilën kërkohet heqja e menjëhershme e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe tarifave doganore për produktet menstruale.
Sipas njoftimit, kjo letër është pjesë e kampanjës “Peceta nuk është luks”, e cila synon të lehtësojë aksesin në produkte thelbësore për higjienën menstruale dhe të adresojë çështjen e padrejtësive ekonomike ndaj përdoruesve të këtyre produkteve.
Kjo letër do të dërgohet në MFPT në kuadër të kampanjës ‘Peceta nuk është luks.’
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?