7 veta bëhen “llom”, shkak rrjetet sociale

Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar në mbrëmë në Resinoc të Lipjanit.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Tutje PK ka njoftuar se me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?