6 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me koronavirus
Në 24 orët e fundit janë shënuar gjashtë viktima dhe 2.590 raste të reja me koronavirus nga 12.259 testime.
Sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.783.672 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjithashtu, deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër Covid-19.
Në total numri i rasteve aktive është 33.538./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?