Kaloni te përmbajtja kryesore

57 vjeçari gjuan me armë zjarri për t’i frikësuar fqinjët, arrestohet nga Policia

Në fshatin Palabardh të Gjakovës është raportuar për gjuajtje me armë zjarri nga N.GJ(1965).
Për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj.
Sipas Xhurkajt, Policia ka dalë në këtë lokacion, i dyshuari është dërguar për në stacionin policor.
Të njëjtit i është konfiskuar një armë gjysmëautomatike, karikator me 14 fishekë dhe gëzhoja të kalibrit të njëjtë.
Sipas Policisë, i dyshuari ka pohuar të ketë shtënë në ajër për t’i frikësuar fqinjët me të cilët kishte raporte të këqija.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button