Kaloni te përmbajtja kryesore

50 policë dhanë dorëheqje brenda këtij viti

Më 6 shtator të vitit 1999, 176 persona veshën për herë të parë uniformën e Policisë së Kosovës, duke qenë kësisoj brezi I parë I të rinjëve dhe të rejave, të cilët ishin trajnuar për këtë detyrë. Policia e Kosovës sa vinte e rritej me kapacitetet e saj, ndërkohë që nga themelimi i këtij institucioni, 2129  policë hoqën dorë nga uniforma, ndërsa 1042 të tjerë u larguan nga detyra.

Këto shifra, ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i konsideron tejet shqetësuese.

”Policët e policisë së Kosovës, janë duke punuar në kushte mjaft të vështira edhe sa i përket çështjes materiale, pagës edhe sa i përket kushteve të punës. Ata janë duke punuar me vështirësi të mëdhaja në aspektin logjistik, meqënëse iu mungojnë paisje elementare për punë dhe po ashtu e dijmë që është një problem shumë i vjetër çështja e sigurimit jetësor dhe shëndetësor, mendoj që janë çështje shumë të rëndësishme për PK, dhe policia jonë është e vetmja në botë që si ka këto sigurime…”, tha Qalaj për RTV21.

Kryesindikalisti I policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, nxjerr në pah shkaqet e braktisjes së pjesëtarëve të policisë.

“Kemi dikund 23 zyrtarë policorë që kanë humbë jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Kemi mbi 300 raste që kanë vdekë në detyrë, kemi mbi 4200 raste të lëndimeve në detyrë e që një pjesë e tyre kanë mbetë me aftësi të kufizuara, prandaj, po më duket kjo është një lloj treguesi, që me e vërtetu atë që nuk bënë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor në policinë e Kosovës. Ne si Sindikatë vazhdimisht kemi kërkuar që të bëhet ligji në moshën 55 vjecare sepse zyrtari policor, pas përfundimit në moshën 65 vjecare mbetet pa pension, i merr 100 euro si çdo qytetar…”, tha Zeqiri.

Rritja e pagës, shtesat për rrezikshmëri të lartë, do të ishin disa nga elementet që do ta ulnin numrin e dorëheqjeve në policinë e Kosovës, thotë profesori i shkencave të sigurisë Avni Islami.

“Paga e policit që është pagë mesatare besoj që nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme të një familje që është kryefamiljar polici, prandaj, shpesh kam pyetur pjestarët e PK dhe shumica prej tyre janë me kredi, pra që nuk ia arrijnë të dalin në mbanë. Secili individ ka të drejtë të kërkoj një jetë ma të dinjitetshme…”, th Islami.

Buxheti i Policisë së Kosovës për vitin 2023, është mbi 115 milionë euro, ndërsa paga e shumicës së pjesëtarve të Policisë është 619 euro./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button