Kaloni te përmbajtja kryesore

​45 herë më shumë uranium, Irani mund të prodhojë 10 bomba atomike

Sipas raportit të fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), rezervat totale të uraniumit të pasuruar të Iranit u vlerësuan në 9,247.6 kilogramë në mesin e majit, më shumë se dyzetepesë herë më shumë se limiti i vendosur nga marrëveshja e vitit dymijepesëmbëdhjetë.

Midis këtyre rezervave, Irani ka rreth katërqindetetë kilogramë e gjashtëqind gramë uranium të pasuruar në gjashtëdhjetë për qind, shumë afër nëntëdhjetë për qind të nevojshëm për një kokë bërthamore.

Sipas IAEA-s me seli në Vjenë, vendi tani teorikisht ka material të mjaftueshëm për të prodhuar dhjetë bomba bërthamore pas pasurimit të mëtejshëm, përcjell KosovaPress.

Irani gjithmonë ka mohuar se ka ndonjë ambicie për të zhvilluar armë bërthamore, por nivelet e pasurimit tejkalojnë shumë çdo qëllim civil, dhe IAEA pretendon se Irani po pengon inspektorët të vizitojnë vendet bërthamore.

Times of Israel liston objektet kryesore bërthamore iraniane që, të paktën zyrtarisht, janë nën inspektim të rregullt nga inspektorët bërthamorë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Natanz – i vendosur rreth dyqindepesëdhjetë kilometra në jug të Teheranit, objekti kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran është një objekt i fortifikuar me bunker, i zbuluar për herë të parë në vitin dymijedy, transmeton KosovaPress.

Natanz ka gati shtatëdhjetë kaskada centrifugash në dy uzinat e tij të pasurimit, njëra prej të cilave është nëntokësore. Një kaskadë është një seri centrifugash, makinat e përdorura në procesin e pasurimit të uraniumit. Në prill të vitit dymijenjëzetenjë, objekti u dëmtua në një sulm që Irani pretendoi se ishte një akt sabotimi izraelit.

Fordow – i ndërtuar fshehurazi nën një mal pranë qytetit të shenjtë të Qom në Iranin qendror në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara, Fordow u zbulua për herë të parë publikisht në vitin dymijenëntë.

Fillimisht i përshkruar si një strukturë e ndërtuar nën tokë për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme ajrore, Irani më vonë pranoi se ishte një strukturë pasurimi uraniumi me kapacitet për të strehuar rreth tre mijë centrifuga.

Në vitin dymijenjëzetetre, grimca uraniumi të pasuruara në tetëdhjetetre pikë shtatë për qind u gjetën në strukturën Fordow, të cilat Irani pretendoi se ishin rezultat i “luhatjeve të paqëllimshme” gjatë procesit të pasurimit.

Isfahan – fabrika e konvertimit të uraniumit në Isfahan në Iranin qendror përpunon uraniumin e papërpunuar në tetrafluorur uraniumi UF Katër dhe më pas në heksafluorur uraniumi UF Gjashtë, një gaz që shërben si lëndë e parë për centrifugat. Objekti u testua në vitin dymijekatër pasi përfundoi ndërtimi, raporton KosovaPress.

Objekti i Isfahan gjithashtu strehon një strukturë për prodhimin e karburantit bërthamor, e cila u hap në vitin dymijenëntë dhe prodhon karburant me pasurim të ulët për përdorim në termocentralet bërthamore. Në korrik dymijenjëzetedy, Irani njoftoi planet për të ndërtuar një reaktor të ri kërkimor në vend.

Arak – puna në reaktorin kërkimor Arak, në periferi të Khondab, filloi në vitet dymijë, por u ndal sipas kushteve të një marrëveshjeje në vitin dymijepesëmbëdhjetë. Ndërkohë, Irani ka informuar IAEA-n për planet për ta vënë reaktorin në punë deri në vitin dymijenjëzetegjashtë. Ky reaktor kërkimor zyrtarisht kishte për qëllim të prodhonte plutonium për kërkime mjekësore.

Teheran – Qendra e Kërkimeve Bërthamore e Teheranit ka një reaktor të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin njëmijenëntëqindegjashtëdhjeteshtatë për prodhimin e radioizotopeve mjekësore.

Bushehr – Centrali i vetëm bërthamor i Iranit ndodhet në qytetin port jugor Bushehr, i ndërtuar me ndihmën e Rusisë, filloi të funksionojë me një kapacitet më të ulët në vitin dymijenjëmbëdhjetë përpara se të lidhej me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike në vitin dymijedymbëdhjetë. Rusia vazhdon të furnizojë me karburant bërthamor këtë central, i cili mbetet nën kontrollin e IAEA-s.

Një kompani gjermane filloi ndërtimin e një centrali elektrik me kapacitet prej një mijë megavat, por projekti u ndal pas Revolucionit Islamik në vitin njëmijenëntëqindeshtatëdhjetenëntë. Moska më vonë e përfundoi atë, raporton KosovaPress.

Darkhovin dhe Sirik – në fund të vitit dymijenjëzetedy, Irani filloi ndërtimin e një centrali elektrik prej treqind megavat në Darkhovin, në jugperëndim të vendit. Në fillim të vitit dymijenjëzetekatër, ai gjithashtu filloi punën në Sirik, në bregdetin e Ngushticës së Hormuzit, në një kompleks të ri nga katër termocentrale me një kapacitet total prej pesë mijë megavat.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button