4 të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për portalin rtv21.tv ka thënë se në aksident janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë.
“Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksidenti. Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka thënë Kelani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?