Kaloni te përmbajtja kryesore

39-vjeçari vrapon i përshkuar nga zjarri

39 vjeçari, Jonathan Vero nga Franca provoi një sfidë shumë të rrezishme për jetën. Ai vrapoi në distancë prej  272.25 metrash me me trupin e përshkuar nga zjarri.

Ky person i cili me profesion është zjarrfikës, në këtë distancë vrapoi i veshur me kostum kundër zjarrit, pa oksigjen. Ai me këtë sfidë arriti rekordin për vrapim në distancën më të madhe deri më sot me trupin e përshkuar nga zjarri, dhe pa oksigjen. Vero 100 metra i kaloi vetëm për 17 sekonda.

Ky rekorder me këtë sfidë ia zuri vendin rekorderit të deritanishëm Entoni Briton, i cili vrapoi i përfshirë nga flaka në distancë prej 204 metrash.

Videon ku Vero shihet duke vrapuar i përshkruar nga zjarri e lansuan në internet përgjegjës të librit të rekordeve botërore, Ginis, dhe ajo menjëherë u bë virale. Atë e kanë parë me miliona persona. Disa prej tyre madje mendojnë se ajo është reklamë.

Vero në një deklaratë për media pas arritjes së rekordit ka thënë se kjo performancë ka shumë rëndësi për të, pasi është zjarrfikës dhe se me këtë dëshmon punën që kanë bërë personat që e kanë trajnuar për përballje me zjarrin. Sipas tij, kjo ishte ëndërr të cilën e ka ëndërruar që prej se ka qenë fëmijë dhe më në fund e bëri realitet.

Vero nuk e ka në plan të ndalojë me kaq, pasi që siç ka thënë ai, do të provojë edhe shumë sfida të tilla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button