368 mijë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre
Gati 400,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga dita e enjte, njoftoi të dielën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
“Numrat e refugjatëve të Ukrainës sapo janë rifreskuar – këto bazohen në të dhënat e disponueshme nga autoritetet kombëtare. Totali aktual tani është 368,000 dhe vazhdon të rritet,” shkroi UNHCR.
Turma të mëdha kanë kërkuar të ikin nga qytetet dhe qytezat në vend, me rrugë të bllokuara ndërsa njerëzit lëviznin drejt perëndimit drejt Polonisë dhe Bashkimit Evropian./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?