Kaloni te përmbajtja kryesore

34 aksidente trafiku gjatë 24 orëve, Policia: Apelojmë tek të gjithë që të jenë të kujdesshëm në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 804 kontrolle, dhe janë konfiskuar 34 patentë shoferë për shkelje të rregullave të ndryshme të trafikut, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 34 aksidente trafiku.

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, andaj Policia ka apeluar të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button