30 deri në 50 centimetra borë në Brezovicë, krijohen kolona veturash

Reshjet e borës nuk i kanë penguar turistët që ta vizitojnë Qendrën e Skijimit në Brezovicë të shtunën.
Përkundrazi, numri i vizitorëve mbetet i lartë, ndërsa kushtet për sportet dimërore janë të favorshme, raporton “Brezovica.info” në Facebook.
Aktualisht, trashësia e borës në Brezovicë sillet ndërmjet 30 dhe 50 centimetra, duke krijuar kushte të mira për skijim dhe aktivitete të tjera dimërore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?