Kaloni te përmbajtja kryesore

​3 të lënduar në aksidentin mes 5 veturave në Fushë Kosovë

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti zinxhiror sonte në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button