Kaloni te përmbajtja kryesore

3 mijë e 824 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 

Sot në Kosovë u regjistruan 141 raste të reja me koronavirus. Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 11 mijë e 416 raste nga 43 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë u regjistruan 401 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 230 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 824./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button