Kaloni te përmbajtja kryesore

26-vjetori i Policisë së Kosovës, mbahen gara të gjuajtjes në poligon të hapur

Në kuadër të aktiviteteve sportive të organizuara me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot u zhvilluan garat në gjuajtje me armë zjarri, në poligonin e hapur në Cërnushë-Mitrovicë.

Në këtë aktivitet morën pjesë tetë ekipe policore, të përbëra nga përfaqësues të departamenteve dhe drejtorive të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, secila e përfaqësuar me nga tre garues.

Sipas njoftimit, garat u zhvilluan në disiplina ekipore dhe individuale, duke pasqyruar një nivel të lartë profesionalizmi, disipline dhe fryme sportive.

“Rezultatet e garave ishin si më poshtë:

Rezultatet ekipore:

Vendi i parë: Departamenti i Njësive Speciale

Vendi i dytë: Drejtoria Rajonale Pejë

Vendi i tretë: Drejtoria e Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (DNJNSH)

Rezultatet individuale:

Vendi i parë: PK Ardian Dvorani – Departamenti i Njësive Speciale

Vendi i dytë: PK Bledian Hajdari – Drejtoria Rajonale Prizren

Vendi i tretë: PK Arlind Xhokli – Drejtoria Rajonale Ferizaj

Garat u organizuan dhe u realizuan me sukses nga Këshilli Organizativ, me mbikëqyrje dhe përkrahje nga Shoqata e Sportit të Policisë së Kosovës, duke siguruar zhvillim të drejtë dhe të rregullt të të gjitha disiplinave.

Ky aktivitet jo vetëm që afirmon shkathtësitë profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por edhe kontribuon në forcimin e disiplinës, frymës sportive dhe bashkëpunimit të brendshëm në kuadër të organizatës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button