26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 26 raste të reja me COVID-19, nga 970 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227 mijë e 150.
Në Kosovë janë 632 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 819 mijë e 625 doza të vaksinës. Kurse deri më sot 819 mijë e 281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?