25 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës, Kurti: Nuk i falim krimet e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe atë juridik e ndërkombëtar.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pas shumë vuajtjesh nën regjimet e Serbisë pushtuese, Kosova u çlirua dhe populli i saj nisi ndërtimin e një etape të re historike.
“Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falënderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?