Kaloni te përmbajtja kryesore

20 vjeçari poston fotografi me armë, Policia i zë derën menjëherë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dje në Mitrovicë, pasi një i dyshuar kishte publikuar një fotografi me armën në dorë në rrjetet sociale.
“Mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme hetuesit policor me datë 7 shkurt 2022, kanë arritur të lokalizojnë dhe identifikojnë të dyshuarin, nga i cili është sekuestruar një armë e gjatë AK-47”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari A. T., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër te prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button