Kaloni te përmbajtja kryesore

114 çifte u shkurorëzuan gjatë prillit në Kosovë

Gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Kjo u bë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

ASK-ja gjithashtu ka publikuar statistikat edhe për kurorëzimet gjatë muajit prill, që janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 466 kurorëzime.

“Në muajin Prill 2024 janë regjistruar gjithsej 1 466 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 114 raste”, thuhet në raportin e ASK- së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button