Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota nuk e meriton të jetë në atë pozitë

Pas regjistrimit të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës, janë regjistruar edhe 20 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Aty u pa edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili tha se një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61vota nuk e meriton të jetë në atë pozitë.
Ndërsa sa i përket qëndrimit të LDK-së për koalicione, ai tha se janë të njëjta dhe nuk kanë ndryshuar.
“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për vete, nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë. Minimalisht duhet t’i ketë 61 vota, e më pas shihemi për gjëra të tjera. Qëndrimet e LDK-së i keni mësuar tashmë, janë të njëjta si para fushatës, si gjatë fushatës, ashtu edhe pas fushatës. Nuk besoj që keni diçka të paqartë në këtë drejtim.”, tha ai.
Ndërsa sa i përket afrimit me partitë e tjera, ai theksoi se ende nuk janë në atë fazë dhe se e njohin fillimisht të drejtën e partisë së parë që ka dal në zgjedhje për tentimin të formimit të qeverisë së re.
Gjithashtu, theksoi se Kushtetuta e Kosovës i jep të drejtë secilës parti që dëshmon se mund ta bëjë shumicën. Mirëpo, në lidhje me bisedimet me partitë e tjera për këtë çështje, tha se ende nuk kanë mbërritur deri në atë pikë.
Përndryshe, dje janë regjistruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?