Kaloni te përmbajtja kryesore

11 qytetarë të Kosovës humbën jetën nga COVID-19

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 10 mijë e 710 testime të kryera, janë konfirmuar 1 mijë 682 raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 288.
Në total numri i rasteve aktive është 19 mijë e 695.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 776 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707 mijë e 793 doza të vaksinës.
Deri më sot 236 mijë e 405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button