108 aksidente, dy të vdekur e 35 të lënduar, në raportin 24-orësh të policisë

Aksidentet e trafikut janë shpeshtuar ditëve të fundit në Kosovë, shkaku i fluksit të madh nga mërgata.
Vetëm në raportin 24-orësh të policisë, numri i aksidenteve të raportuara është 108.
Nga këto aksidente, dy persona kanë vdekur e 35 të tjerë janë lënduar.
Ndërkohë, shkaku i mosrespektimit të rregullave në trafik, policia ka shqiptuar 1,272 tiketa në 24 orët e fundit. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?