Kaloni te përmbajtja kryesore

10 të vdekur dhe 333 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 333 raste të reja, 10 viktima dhe 268 të shëruar nga Covid-19.

Ndërkaq janë realizuar 2.259 testime.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar 107.163 raste pozitive, janë shëruar 94.729 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.195 të tjerë.

Raste aktive janë 9.239, kurse gjithsej në Maqedoni janë realizuar 543.254 testime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button