1 vjet e dy muaj burgim për D.Q për dy vepra penale
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka informuar se i akuzuari D.Q. është dënuar me 1 vjet e dy muaj burgim për veprat penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.
“I akuzuari D.Q. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me kusht me të cilin i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 2 (dy) muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në qoftëse i akuzuari në kohën e verifikimit në afat prej dy (2) viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër të re penale.”, ka informuar gjykata.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?