1 mijë testet e dhuruara nga Serbia do të asgjësohen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar informacione se çka ka ndodhur me 1 mijë testet për COVID-19 që Kosova i kishte pranuar si donacion nga Serbia, gjatë qeverisjes Kurti 1.
Lidhur me këtë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ato teste nuk janë përdorur dhe për shkak të afatit të skaduar do të asgjësohen si çdo material tjetër laboratorik.
“Bazuar në të dhënat e IKSHP-së ato ruhen si edhe shumica e materialeve laboratorike të tjera dhe se ashtu siç ju nuk janë përdorur asnjëherë për shkak të skadencës këto do të trajtohen si të gjitha materialet e mikrobiologjisë me afat të skaduar sipas procedurave të Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, meqë nuk kërkohen procedura të veçanta të asgjësimit për to dhe numri i këtyre testeve nuk është i madh kjo nënkupton se do asgjësohen në momentin e parë bashkë me mbetjet e tjera të laboratorit”, ka thënë ministri.
Tutje, ministri ka thënë se hallin më të madh e kanë me tonelatat e shumta të barnave me afat të skaduar, për të cilat ka siguruar që do ua bëjnë qaren./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?