Dështon përpjekja e 48-të për konstituim të Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Bajrami: Albin Kurti mbeshtjellët me flamurin kuq e zi për ta mbuluar korrupsionin
Deputetja e LDK-së Hykemte Bajrami në seancën konstituve që u mbajt sot ka larguar flamurin kombëtark nga vendi i kryetarit të VV-së Albin Kurtit.
Ajo flamurin kombëtar e vendosi në foltore teksa tha se,”Albin Kurti mbeshtjellët me flamurin kuq e zi për ta mbuluar korrupsionin”.
Bajrami tutje ka shtuar se ”S’duhet t’ia lejojmë të mbështillet me flamurin KuqeZi sa herë ka nevojë’.
Kadrijaj: AAK e ka kandidatin, Ablin Kurti, por paska shku ne Greqi
Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancën konstituive me irno ka thënë se AAK-ja e propozon Albin Kurtin për për komision të fshehtë.
”AAK e ka kandidatin, ai është albin Kurti, por sot paska shkuar ne Greqi’’, tha Kadrijaj.
Përplasje mes Avni Deharit e Rashit Qalaj në Kuvendin e Kosovës
Në seancën për konstituimin e Kuvendit, ku me të propozuar për anëtarë të Komisionit të Votimit të fshehtë, përfaqësuesit të PDK-së, Rashit Qalaj iu ndalë mikrofoni me urdhër të Kryesuesit Avni Dehari.
“PDK është e vetdijshme që është dashur të krijohen institucionet. Duke u bazuar në faktin që sot është dita 89 që kur e kemi dhënë betimin..”, ishte një pjesë e deklaratës së tij të ndërprerë nga Kryesuesi.
“Ju lutem regjia le ta ndalë mikrofonin, s’ka vend për debat. Mundesh me dhonë propozimin e jo me na dhënë debat. Kështu e kërkon rregullorja e Kuvendit”, ishin fjalët e Avni Deharit.
Çalaj: LVV-ja ka obligimin kryesor për zgjidhje të krizës politike, takimet mirë që do të ndodhin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se janë në pritje të Lëvizjes Vetëvendosje – si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, që t’i jap zgjidhje ngërçit institucional në Kosovë.
Sipas Qalajt, në këto rrethana aktuale i takon vetëm Lëvizjes Vetëvendosje të arrijë marrëveshje politike me ndonjë prej partive parlamentare, në mënyrë që të zgjidhet kryeparlamentari dhe të formohet qeveria e re pas zgjedhjeve.
Madje, Qalaj duke hyrë në objektin e Kuvendit – në përpjekjen e 48-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, tha se mirëpret edhe takimet e mundshme ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Mendoj se takimet duhet të ndodhin dhe është mirë të ndodhin, madje duhet të ndodhin edhe me partitë të tjera në mënyrë që sa më shpejt të kemi institucione që kryejnë punët e tyre… PDK-ja që nga dita e parë është duke pritur iniciativë nga koalicioni fitues. Është duke pritur një nismë për zhbllokim të situatës, mirëpo kjo nuk varet nga ne. Ajo çka varet nga ne është se ne jemi të hapur për takim në çfarëdo kohe, por i mbetet këtij koalicioni që të tentojë të formojë institucionet e Kosovës. PDK-ja do të jep kontributin kurdo dhe kudo sa herë që iniciativa për një marrëveshje politike”, theksoi ai.
Kosova sipas Qalajt po humb shumë në vonesat e formimit të institucioneve të reja, duke përmendur zvarritjen e disbursimit të fondeve të Planit të Rritjes në vlerë prej 900 milionë euro.
“Qytetarët e Kosovës me të drejtë janë të shqetësuar për shkak se Kosova është duke humbur shumë në aspektin politik dhe aspektin e ndihmave nga jashtë. Ju e dini se Kosova është duke rrezikuar një fond prej 900 milionë eurosh nga Plani i Rritjes së BE-së. Ende s’ka ndonjë reflektim nga koalicioni që ka siguruar më shumë ulëse në Kuvend dhe kjo është një fatkeqësi e madhe. Të them të drejtën s’po shoh ndonjë sinjal që ka ndonjë ndryshim dhe qasje. S’ka ndonjë tentativë të ndonjë marrëveshje politike në Kuvend dhe për PDK-në kjo është e papranueshme dhe rrezikshme për vendin”, përfundoi Qalaj.
Guri: LDK i ka qëndrimet e njëjta
Deputeti i LDK-së, Paris Guri para fillimit të seancës konstituive tha se që nga seanca e para LDk-ja shkon për të votuar, por ‘’po na mohohet votimi’’.
‘’Ne jemi deklaruar se për Albulena Haxhiun do të votojmë kundër’’, tha Guri.
I pyetur për ndonjë marrëveshje të LDK-së me partitë tjera, tha se ‘’Jo ne i kemi qëndrimet e njëjta, LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet’’.
Çitaku: VV dëshiron nënshtrimin e deputetëve, nënshtrimi nuk kalon
Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit për RTV21 ka deklaruar se i bëjnë thirrje VV-së që të reflektojnë.
Çitaku tutje ka shtuar se VV-ja nuk është e gatshme për kompromis.
”VV nuk është e gatshme për kompromis ata dëshirojnë nënshtrimin e deputetëve të Parlamentit të Kosovës e nënshtrimi nuk kalon’’, tha Citaku./21Media
Me fillim nga ora 11:00 sot do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.
Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 48-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.
Propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme.
Kjo edhe pse deputetë votuan për, mungesa e kundërshtimeve apo abstenimeve bëri që propozimi të mos kalojë, çka solli ndërprerjen e seancës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?