Dështon edhe seanca e 42-të e konstituimit të Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku duke folur për alarmin e rrejshëm për bombë tha se institucioni më i lartë i vendit u turpërua sot, dhe përtej kësaj u shkaktua frikë e panik anekënd.
Kadrijaj nga foltorja: Turpi e ka emrin Albin Kurti
Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë fjalës së saj të mbajtur në foltoren e Kuvendit, ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurti, duke thënë se ky fundit dhe kjo parti janë bllokues, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka thënë edhe se VV-ja e Kurti, pranojnë atë që ju pëlqen, por se pranojnë atë që s’iu pëlqen.
Po ashtu, Kadrijaj ka thënë edhe se ajo çfarë po ndodh me Kuvendin është turp, dhe se, turp ka emrin Albin Kurti.
Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i kokëfortësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe Albulena Haxhiut, kandidates të VV-së për kryetare të Kuvendit.
“Këtu jemi peng i kryeneçësisë dhe kokëfortësisë së Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut”, tha Çitaku.
Murati: Nuk shkelet Kushtetuta nëse voton për, as nëse voton kundër
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati pas dështimit të 42-të të seancës konstituive tha se deputetët e opozitës, po e shkelin Kushtetutën e Kosovës. ‘
”Nuk shkelet Kushtetuta nëse voton për, as nëse voton kundër, shkelet nga ata që nuk votojnë”, tha Murati.
Dështon edhe seanca e 42-të e konstituimit të Kuvendit
Ka dështuar edhe tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.
Në seancë ishin të pranishëm 74 deputetë dhe 39 prej tyre votuan për. Kundër s’kishte dhe abstenim jo.
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: Shumë mirë ka thënë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraidnaj, para vazhdimit të seancës konstituive, ka deklaruarn se lideri i VV-së, Albin Kurti mund ta ndryshojë situatën e krijuar,
Ai ka përsëritur deklaratën e tij të mëhershme për Kurtin, duke thënë se ky i fundit e ka vendosur që bo ‘’keq e ma keq’’.
‘‘Ne jemi të varur nga ai që ka fituar ma shumë në zgjedhje, Kurti dhe VV. E kam thënë edhe më herët, ai e ka nda mendjen me bo keq e ma keq. Ne s’mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të, ai mund ta ndryshojë, nëse e ka vullnetin me ndryshuar edhe ne jemi për’’, ka thënë ai.
I pyetur për deklaratën e deputetit të kësaj partie, Bekë Berisha, se do të votojë këdo kandidatë që VV-ja e propzoon në votim të hapur, Haradinaj, ka deklaruar ‘’shumë mirë ka thënë.
Lushaku – Sadriu: Ishim të shqetësuar për situatën e krijuar, ndjehem e sigurtë në Kuvendin e Kosovës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës pas alarmit për bombë shqetësoi atë si të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sadriu para seancës së 42’të konstituive të Kuvendit të Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta respektoj rendin ashtu siç ka rekomanduar Gjykata Kushtetuese.
“Jo ishim të shqetësuar si të gjithë qytetarët e Kosovës. Shpresoj shumë që mos të ndodhë më. Ne i bëjmë thirrje LVV-së që ta respektoj rendin, atë e ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që kjo të ndodhë”, tha Sadriu.
Tutje Sadriu tha se ndihet e sigurtë në Kuvendin e Kosovës, teksa shtoi se është e rëndësishme që institucionet e vendit të garantojnë siguri të plotë.
Shpresoj që policia ta ketë sqaruar, është e rëndësishme shteti të garantojë që institucionet e veta mbajnë edhe seanca edhe mbledhje dhe kanë siguri të plotë.Ndjehem absolutisht e sigurtë, kemi ardhur sot që ta votojmë propozimin për një kryetar të kuvendit dhe shpresoj që kjo të ndodhë”, përfundoi ajo.
Kujtojmë që seanca e sotme ishte paraparë të mbahej në ora 11:00, por është shtyer për ora 20:00 pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës.
Berisha: Do ta votoj bash këdo që ta qesin
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paralajmëruar se në seancën e sotme, ose në atë të radhës, mund të rrëzohet propozimi për komisionin për votim të fshehtë, duke i hapur kështu rrugë kthimit në votim të hapur për kryetar të parlamentit.
Ai tha se ka deputetë që duan ta rrëzojnë këtë propozim të bërë nga kryesuesi Avni Dehari i LVV-së, e që kur të ndodh votimi i hapur pastaj ‘’duhet me kry këtë punë’’.
I njëjti, tha se pas kësaj ai do të votojë këdo që është kandidat për të kryetar.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës për të vazhduar seancën konstituive, e cila sot u ndërpre për shkak të kercenimit me bombë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?