đź”´LIVE – DĂ«shton edhe seanca e 30-tĂ« pĂ«r konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje
Seanca konstituive e Kuvendit sot ka filluar me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.
Bujar Bukoshi, ka vdekur të martën në moshën 78-vjeçare.
Bukoshi, mjek, urolog, profesor i universitetit, ishte kryeministër i Kosovës në mërgim nga viti 1991 deri në vitin 1999.
Ai ishte pjesëmarrës aktiv i lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës.
Bukoshi ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas pavarësimit të vendit mbajti disa poste politike, si deputet i Kuvendit të Kosovës, ministër i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministër.
Bukoshi – i lindur në Suharekë në vitin 1947 – e mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1971, ndërsa tezën e doktoratës e mbaroi në vitin 1985, në Fakultetin e Mjekësisë në Berlin.
Gjatë karrierës së tij ai punoi edhe si mjek dhe profesor universitar në Prishtinë.
Bukoshi ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita dhe nipërit Dardan dhe Taulant.
​Hasani: Nuk vi mĂ« nĂ« Kuvend…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani tha se problemi për ngërçin politik janë kryetarët e partive. Ai tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti duhet ta kuptoj që nuk është fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekje e 30-të për konstituim, Hasani tha se nuk do të vij më në Kuvend.
“QĂ«ndrimi im Ă«shtĂ« qĂ« mĂ« mirĂ« mos me ardhur fare, unĂ« kam thĂ«nĂ« qĂ« tĂ« vijnĂ« vetĂ«m kryetarĂ«t e partive dhe le tĂ« na pĂ«rfaqĂ«sojnĂ«. Cila Ă«shtĂ« arsyeja qĂ« tĂ« na mundojnĂ« neve me ardhur, duhet me ardhur prej Prizrenit me ardhur kĂ«tu me dĂ«gjuar atĂ« refrenin pĂ«r tĂ« 3-tĂ«n herĂ«. Kjo Ă«shtĂ« e dĂ«mshme nĂ« raportin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« tĂ« cilĂ«n po kalon Kosova… UnĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« fundit sot vij, 30 nĂ« libĂ«r tĂ« guinness jemi… jo, ju kam treguar tĂ« gjithĂ«ve”, tha ai.
Ai tha se “nuk e ka ngarkesë takimin”, veçse shtoi se problemi është tek kryetarët e partive.
“Ne jemi familjarĂ«, me zonjĂ«n Selimi jemi familjarĂ«, me Shqipen njihem qĂ« herĂ«t. Cila Ă«shtĂ« arsyeja, mos me nejt unĂ« me Shqipen, mos me bisedua me Shqipen?… Nuk jemi armiq mes vete, kĂ«tĂ« duhet ta kuptojmĂ«, ne jemi kundĂ«rshtar politik pĂ«r zgjedhjen e pushtetit dhe pĂ«r zhvillimin dhe ndĂ«rtimin e institucioneve. Por, kĂ«to janĂ« mundĂ«sitĂ«, takohem edhe Albinin, edhe me Glaukun, takohem edhe VitinĂ« edhe me Shqipen, edhe me AlbulenĂ«n. Nuk e kam atĂ« ngarkesĂ« takimin. Problemi Ă«shtĂ« tek kryetarĂ«t e partive”, tha ai.
Deputeti i PDK-së tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti duhet ta kuptojë që nuk është fitues i zgjedhjeve.
“Partia e parë është problemi që nuk hap mundësi. Ata duhet të hapin mundësi dhe ne të përgjigjemi. S’është me rëndësi cili është votimi, i fshehtë apo i hapur. Unë e kam qëndrimin tim, e kam bërë publike tërë kohën qëndrimin tim, po jam për zgjidhje. Le të japin përparësi, të japin mundësitë, ata duhet të japin mundësitë, ne duhet t’i përgjigjemi mundësive të tyre. Ai (Kurti) duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë se nuk i ka fituar zgjedhjet, është partia e parë, por nuk i ka fituar zgjedhjet”, u shpreh Hasani.
Gashi: LDK-ja ka ofruar një zgjidhje konkrete
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me bllokadën politike që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të fundit.
Ai theksoi se LDK-ja ka ofruar një zgjidhje konkrete për të ecur përpara, por se përgjegjësia kryesore bie mbi partinë që ka dalë e para nga zgjedhjet.
“Klasa politike në Kosovë duhet me gjet zgjidhjen, LDK ka ofru një zgjidhje. Nëse është e papranueshme për partinë që ka dalë e para, atëherë le të bëjë veprimet e duhura sepse ka obligim me të drejtën që e ka fituar,” theksoi Gashi.
Murati: Deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën
Para fillimit të seancës konstituive deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar ashpër sjelljen e deputetëve të opozitës, të cilët, sipas tij, po e pengojnë funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës.
“Duhet deputetët ta kryejnë obligimin e tyre kushtetues, të votojnë – pro, kundër ose abstenim. Qe 21 herë deputetët e opozitës e shkelin Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim,” deklaroi Murati për mediat.
Sipas tij, mospjesëmarrja në votime nuk është vetëm një akt politik, por një shkelje direkte e obligimeve që ua përcakton Kushtetuta deputetëve
Seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në tentativën e 30-të, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit.
Procesi ka ngecur te zgjedhja e Kryeparlamentarit. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse.
Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i saj. Në asnjërën nga votimet për të, Haxhiu s’ka marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur, i nevojiten 61.
Nga 15 prilli, kur ka filluar seanca konstituive, deri tash kanë dështuar 29 vazhdime të saj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?