Kaloni te përmbajtja kryesore

​Zjarri në Sllatinë, policia ndalon një person

 
Policia e Kosovës ka ndaluar sot një person pas marrjes së informacioneve se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë gjendet një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine.
Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar zjarrfikësit.
Zyrtarët policorë kanë ndaluar personin e dyshuar, ku në konsultim edhe me prokurorin kompetent është iniciuar rast për procedura të mëtejme.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button