Kaloni te përmbajtja kryesore

​Mehaj: Nënoficerët tanë janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nënoficerët janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike, si dhe profesionalizmit të ushtarëve.
Përmes një shkrimi në Facebook, ministri ka theksuar se nënoficerët me shkathtësitë e tyre taktike sigurojnë që komandat e skuadrave dhe togjeve të njësive tona, të shkëlqejnë në përmbushjen dhe arritjen e misionit.
“Shkolla jonë e Nënoficerëve e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses trajnimet e avancuara dhe certifikimin e nënoficerëve tanë liderë. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button