Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kombëtarja e futsallit pjesëmarrëse në turneun që do të mbahet në Tajlandë

 
Kombëtarja e Kosovës në Futsall me datën 21 korrik do të udhëtojë për në Tailandë, ku do të marrë pjesë në turneun “Continental Futsal Championship 2021”.
Pjesë e këtij turneu krahas Kosovës do të jenë edhe Tailanda, Lituania, Irani, Uzbekistani, Egjipti, Mozambiku dhe Tagjikistani, e ku pesë nga këto kombëtare do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror i cili mbahet në Lituani, në shtatorin e këtij viti.
Përzgjedhësit Arben Simitçiu do t’i shërbejë ky turne për ta mbajtur ekipin në formë dhe për ta përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button